Scanderbeg Chamber Orchestra 2023

🎶 "Shkodra Jazz Festival 2023" ka përfunduar me koncertin klasik të "Scanderbeg Chamber Orchestra", këtij formacioni muzikor i themeluar që në vitin 1996 nga violinisti, i ndjeri, Rrok Jakaj, në nderim të të cilit zhvillohet prej 14 vitesh Shkodra Jazz Festival.
Koncerti i mbrëmshëm në sheshin para Bashkisë ishte rezultat i bashkëpunimit të muzikantëve të rinj shqiptarë, italianë, rumunë dhe kolumbianë, pjesëmarrës në, Scanderbeg Chamber Orchestra, nën drejtimin e maestro Paçalin Pavaci, artistit shkodran me një karrierë të sukseshme dhe me famë ndërkombëtare.
“Shkodra Jazz Festival 2023”, organizuar nga Shoqata Kulturore “Rrok Jakaj”, me mbështetjen e Bashkisë dhe partnerëve të tjerë, për tri javë me radhë e bëri Shkodrën edhe më tërheqëse në këtë periudhë të sezonit turistik.

Back to Top
Return Back
Close Zoom
Context Menu is disabled by theme settings.